3 plumba në fytyrë/ Atentati ndaj Skerdi Sanajt dyshohet të jetë hakmarrja, vëllai i tij… (Foto)

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi te Kodra e Diellit, ku viktimë mbeti 39-vjeçari Serdi Sanaj.

Briken Sanaj

Burime për median bëjnë me dije se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë hakmarrja, pasi vëllai i Sanajt kishte plagosur një person në ishull-Lezhë, viti 2012. Mësohet e familja e 39-vjeçarit jeton në Lezhë, ndërsa viktima ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti. Kujtojmë se Sanaj u qëllua me 3 plumba në fytyrë nga autorë ende të paidentifikuar, vetëm pak çaste pasi ai doli nga garazhi ku parkoi makinën tek rezidenca.

Sanaj në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete viktima ka emrin Skerdi Sanaj, ndërkohë që nga rojet private të kompleksit ku u vra njihet si Anton Gjini.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *