Nisja e vitit 2022 ishte shumë i vështirë për shumë prej nesh për shkak të pandemisë, por edhe motit të ftohtë por yjet premtojnë që për të paktën tre shenja të zodiakut shkurti do të jetë mjaft i mirë.
Luani: Muaji që vjen do të bëjë që Luanët të ndihen si asnjë person tjetër. Gjithçka që ju ka shqetësuar do i përkasë të shkuarës dhe do të kuptoni se gjërat për të cilat keni luftuar gjithë jetën nuk do keni nevojë të luftoni më. Nëse keni hequr dorë nga duhani ose jeni ndarë nga një person nuk duhet të vazhdoni të shikoni mbrapa. Është koha për të ecur përpara veçanërisht në mes të muajit kur mund të bini në dashuri ose të çoni marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër. Në fund të fundit, keni rastin më të mirë pasi Shën Valentini po vjen.
Ujori: Nga fillimi i muajit do të ndiheni më optimistë dhe më të shëndetshëm. Hëna e re në ujor do t’iu mirëpresë në një botë plot shpresë dhe do të shikoni teksa ëndrrat tuaja realizohen dalëngadalë. Aspekti i dashurisë do të jetë plot pasion. Hëna e plotë në ujor do ju motivojë që deri në datën 16 të muajit të ndiqni një ëndërr që keni dashur gjithmonë ta arrini. Dhe suksesi është në dorën tuaj për sa kohë ju e kërkoni atë. Edhe mosmarrëveshjet që do të keni këtë muaj do shoqërohen me mësime të vlefshme, ndërsa energjia negative e tyre do kalojë pa ju prekur.
Peshqit: Diçka mbresëlënëse do ju ndodhë këtë muaj. Do të jeni përballë një prove ku duhet të reagoni shpejt dhe instinktivisht. Lajm i mirë është se instinktet tuaja janë aq perceptuese saqë do të zgjidhni rrugën e duhur pa një mendim të dytë. Sepse në shkurt do të jeni gjithmonë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Kjo do të thotë që ju do të keni mundësi për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes. Do të shëroni plagët e vjetra, do të kapërceni vështirësitë e të shkuarës dhe me pak përpjekje do të shkëlqeni. Romancat e vogla do të zhvillohen me gjeste shumë domethënëse.