Sali Berisha e ka quajtur të pashembull dënimin me 3 vite burg të këngëtarit Boiken Lako se kishte hapur një dritare pa leje në shtëpinë e tij.
Sipas Berishës, kjo është një urrejtje e Ramës ndaj një personi që refuzoi të këndojë për të.
“Dënimi me 3 vite burg i Boiken Lakos, një akt i pashembullt, një urrejtje e neveritshme e Edi Ramës ndaj një njeriu, këngëtari të mirënjohur, që nuk pranoi ndonjëherë t’i thurë këngë brand-it të Milva Konomit, Skënderbuçit të Spiropalit, pothuaj Zeusit të Bilalit.
Ai qëndroi këngëtar i pasioneve dhe idealeve të tij, pasardhës i një artisti të shquar shqiptar, me kontribut të madh në artin skenik të vendit. Gjetën ta dënojnë 3 vite se ka hapur 1 dritare pa leje kur ndërtohen shumëkatëshe pa leje e me gjoba,” tha Berisha.