Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg në Belgjikë, pasi është shpallur fajtor për trafik kokaine në shkallë të gjerë.
Autori është 32-vjeçari shqiptar me iniciale B.B., banim në Bruges.
Mediat belge shkruajnë se arrestimi është krye më 22 dhjetor të vitit 2021, ku policia gjet në shtëpinë e tij 21 doza kokaine, 5000 euro cash dhe orë dore të shtrenjta me vlerë 71 mijë euro. Mësohet se shqiptari ka tregtuar lëndë narkotike për dy vite dhe se u ka shitur drogë të paktën 90 personave, madje një prej tyre ka qenë shtetas serb.
Përpos dënimit me tre vite burg, prokurori publik kërkon të konfiskojë shumën e orave, dhe automjetin e tij tip Mercedes.