Ditën e sotme SPAK ka kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Burime për median bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar që Saimir Tahiri të dënohet më rëndë në lidhje me akuzat të cilat rëndojnë në dënimin e tij.
Sakaq, kujtojmë se Tahiri prej datës 4 shkurt ndodhet në burg, pasi GJKKO e dënoi atë me pesë vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i tij shkoi deri në 3 vite e 4 muaj burgim.