30 mijë euro te rivalët, Partizani “hap thesin” për herë të dytë

Partizani dhe Albion Marku tregohet se kanë arritur akordin mes tyre, për të bashkëpunuar sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i djathtë do afrohet te të kuqtë me parametra zero, pasi ka ndërprerë kontratën që e lidhte me Lokomotivën në Kroaci.

Pavarësisht kësaj, të kuqtë duhet të hapin sërish thesin gjatë kësaj merkato. Pasi e kanë bërë për Alfred Mensah te Skënderbeu, Partizanit i duhet të paguajë dhe Laçin për Markun.

Arsyeja është e njëjtë, shumë që paguhet për tarifën e formimit. Shuma përllogaritet të jetë 30 mijë euro, që do shkojë për rivalët kurbinas.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *