Gjykata ka pranuar kërkesën e ish-kryepolicit Jaeld Çela për të fituar lirimin me kusht, teksa Çela kishte kryer 2/3 e dënimit.
Këtë e lajm e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha në ABC.
Kujtojmë që Çela i bëri bisht për dy vite gjysmë drejtësisë pasi urdhër-arresti u lëshua në vitin 2017 dhe ai hyri në qeli në vitin 2020.
Postimi i Artan Hoxhës:
Lirohet nga burgu ish-kryepolici i Vlores, Jaeld Çela
Ish-drejtori i Policise se Vlores, Jaeld Çela, u lirua gjate dites se sotme nga qelite e burgut te Fierit dhe u kthye prane familjes se tij.
Gjykata e rrethit gjyqesor Fier, e miratoi kerkesen e Çeles, per te perfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur me shume se 2/3 e denimit.
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e denoi Çelen, me vendim te formes se prere me date 4 shkurt 2022 sebashku me ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.
Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u denua me 3 vite e 4 muaj burg, per akuzen e shperdorimit te detyres.
Prokuroria e Krimeve te Renda leshoi nje urdher-arresti per ish drejtorin e policise se Vlores me date 22 nentor 2017.
Policia nuk mundi ta arrestonte Çelen, pasi ai nuk u gjet ne banese, ndersa u tha se ishte larguar jashte vendit.
Çela, ju shmang drejtesise per me shume se dy vite e gjysem.
Gjate kesaj kohe, çdo perpjekje per arrestimin e tij, deshtoi.
Ish-drejtuesi i policise se Vlores vendosi te dorezohej vullnetarisht ne drejtorine e policise se Tiranes me 16 maj 2020.
Nga ajo dite, Çela ka qendruar ne burg, deri mesditen e sotme, kur u lirua me kusht pas nje vendimi te gjykates se Fierit.
Drejtuesi i larte i policise, ishte duke vuajtur denimin ne burgun e Fierit, sebashku me ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.
Per kete shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nen juridiksionin e seciles eshte burgu i ketij qyteti.
Gjykata speciale e kishte denuar Çelen me 40 muaj burg.
Por duke perfituar nga masa e sigurise me burg, ku gjate paraburgimit nje dite qendrimi ne izolim, llogaritet si nje dite e gjysem burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashme 2/3 e denimit dhe mund te perfitonte liri me kusht.
Aktualisht Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj te tjere izolim.
Por per shkak te sjelljes korrekte ne burg dhe vuajtjes te me shume se 2/3 e denimit, gjykata vleresoi se Jaeld Çela duhet te kthehet prane familjes, nderkohe qe do te mbikqyret nga drejtoria e Sherbimit te Proves.
Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndersa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka sherbyer per me shume se 17 vite ne radhet e Policise se Shtetit.
Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.
Nderkohe, ish-ministri i brendshem Saimir Tahiri, vazhdon te vuaje denimin me 40 muaj burg, ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit Fier.
Si Tahiri ashtu dhe Çela, kane bere rekurs ne Gjykaten e Larte dhe kerkojne pafajesi per akuzen e shperdorimit te detyres.
Çeshtja e tyre ende nuk eshte marre ne shqyrtim nga Gjykata e Larte./Priza.al