Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin.
Meta është pyetur nga gazetarët pse përse janë të njëjtat figura politike edhe pas 30 vitesh, ku ky i fundit shtoi se të rinjtë shqiptarë kanë frikë nga vota e lirë.
Sakaq shtoi se rinia shqiptare duhet të punojë më shumë për t’ja ‘rrëmbyer’ partinë Berishës, pasi sipas tij ky i fundit denoncon më tepër korrupsionin dhe krimin.
Pyetje: Pas 30 vitesh sërish ju, Berisha dhe Rama?
Meta: Problemi është se vidhen, me firmat e të vdekurve merren miliona euro. Ndërkohë që për një kamerier shkon banda e tatimeve dhe i mban peng dhjetëra e mijëra biznese. Problemi i tyre është së dyfishohen makinat dhe përgjysmohet karburanti dhe që është më i shtrenjtë se në Ukrainë. Problemi i tyre është se shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë. Të rinjtë të punojnë më shumë se Sali Berisha dhe t’ia marrin partinë. Ta denoncojnë mafian, krimin, korrupsionin se Sali Berisha. Jo të rrinë si yzmeqarë, patronazhistë. Këto janë problemet”, tha Meta.