30 vite nga krijimi i Gjykatës Kushtetuese/ Ambasadorja e BE-së: Rol i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë

Ambasadorja e BE-së Cristiane Hohmann ka marrë pjesë në lidhje me 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hohmann tha se mizoria për t’i sunduar ligjit duhet të marrë fund, si dhe reformat rikonceptuan sistemin e Drejtësisë.

Sakaq shtoi se Gjykata Kushtetuese ka rol të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë në BE.

“Mizoria e sundimit nga ligji mund të vij shpejt. Përfshirja se i drejta Kushtetuese apo shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit u bënë themelet e kushtetutave moderne në Europë. Reforma në Drejtësi rikonceptoi sistemin e Drejtësisë. Përfaqësoi një sukses për rrugëtimin e Shqipërisë në BE dhe forconte pavarësinë e gjyqësori. Nuk ka qenë i lehtë dhe as perfektë, por legjitimiteti i Reformës është konfirmuar gjithmonë. GJK ka kaluar në situata të vështira dhe duhet të përbëhet nga profesionistët më të mirë ligjor, ku reputacioni i tyre mos të diskutohet. GJK shpresoj të ketë 9 anëtar. Kjo gjykatë luan një rol shumë të rëndësishëm. Kjo është një nga arritjet më të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE. Kujtojmë se kemi ndërmarrë edhe Konferencën e Parë me BE-në dhe drejtësia është një nga prioritetet kryesore. BE do të monitorojë procesin për një gjyqësor të pavarur”, tha ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *