Ditën e djeshme, një 30-vjeçare nga Berati, Mimoza Arapi ka humbur kontaktet me familjen e saj më datë 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit. Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë. Ajo kishte veshur rroba të zeza dhe një jelek në po të njëjtën ngjyrë.
Në momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më. Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.
Numri i familjes: +355 69 424 3810