Çdo vit në 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj, shënojnë Ditën Botërore të luftës kundër duhanit.
Të dhënat statistikore tregojnë se çdo cigare e pirë e shkurton jetën e një njeriu për 12 minuta. Në vit nga pirja e duhanit vdesin 6 milionë njerëz, në mesin e të cilëve edhe 600 000 duhanpirës pasiv.
Efektet negative ndaj shëndetit janë si rezultat i rreth 2500 helmeve që i përmban duhani dhe rreth 4000 substancave të cilat i përmban tymi i cigareve. Së paku 250 nga këto kemikalie janë toksike, ndërsa më shumë se 60 prej tyre janë kancerogjene.
Pasojat nga përdorimi i duhanit janë: kaceri i mushkërive, kanceri fytit dhe zgavrës gojore, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera.
Duhanpirja pasive (thithja e tymit që nxjerrin ata që pinë duhan) rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit tek joduhanpirësit, si dhe rrezikun nga sindroma e vdekjes së papritur tek foshnjat.
Për këtë vit, moto e Ditës Botërore të luftës kundër duhanit është “Stop tregtisë të palejuar të produkteve të duhanit”. Tregtia e palejuar është një problem global, si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe nga ai ligjor, ekonomik dhe politik.
Sipas të dhënave të marra nga shërbimet doganore ndërkombëtare, 1 nga 10 cigare të konsumuara është siguruar në mënyrë të paligjshme.
Fushata e OBSH-së ka për qëllim:
- Ngritje të ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të duhanit ndaj shëndetit të njeriut si pasojë e tregtisë të palejuar të produkteve të duhanit, sidomos tek të rinjtë dhe personat me të ardhura të ulëta për shkak të qasjes më të madhe si rezultat i çmimeve më të ulëta;
- Të tregojë se si tregtia e palejuar e duhanit ndikon negativisht ndaj kujdesit shëndetësor, kontrollit të duhanit, si dhe rritja e tatimeve dhe çmimeve, mesazhet paralajmëruese dhe masa të tjera;
- Të demonstrojë përfshirjen e industrisë së duhanit në tregtinë e palejuar të produkteve të duhanit;
- Të theksojë se si me pasurinë e ndërtuar nga tregtia e palejuar e produkteve të duhanit financohen aktivitete të tjera kriminale si: droga, tregtia me njerëz dhe me armë, terrorizmi.
Promovimin e ratifikimit dhe zbatimit të Protokollit për eliminimin e tregtisë të palejuar të produkteve të duhanit për të gjitha vendet anëtare të konventës dhe hyrjen e parakohshme në fuqi përmes përfshirjes aktive të vendimmarrësve relevant.