32 sportistë nga i gjithë vendi, shpallet kampioni i ri i bilardos

Ermal Dyli është kampioni i ri kombëtar në bilardo. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë me dije se i riu ka arritur të dalë më i miri në këtë garë të organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos.

Një edicion me 32 bilardistë ka nxjerrë kampion pikërisht Dylin. Lajmi bëhet i ditur nga KOKSH-i përmes një njoftimi në kanalin zyrtar:

“Ermal Dyli është kampioni i ri kombëtar në bilardo.

Federata Shqiptare Bilardos organizoi këto ditë në Tiranë Kampionatin Kombëtar me pjesëmarrjen e 32 bilardistëve nga i gjithë vendi. Gara ka qenë e fortë, por në fund triumfoi Ermal Dyli. Në vendin e dytë, Julian Xhafa. Plotësojnë podiumin Mario Zaja e Besmir Cufe”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *