Gjykata e Posaçme ka zgjatur këtë të premte me 3 muaj afatin e qëndrimit në paraburgim për Nazif Ajroskin.
Kujtojmë se 40-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka punuar si shofer kamioni, në anijen ku sekuestruan 324 kg kokainë në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2021.
Burime për median bëjnë me dije se 40-vjeçari po hetohet nga SPAK për veprat penale “Trafik të narkotikëve”, në bashkëpunim, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje veprash nga organizata kriminale”.