Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vlorë ditën e sotme, një tjetër fqinje e prindërve të 34-vjeçares, ka dhënë dëshmi për media ku ka bërë me dije detaje të reja për ngjarjen
Ajo ka thënë se Pamela Mërtiri kishte 8 muaj që ishte ndarë nga bashkëshorti dhe prej 1 muaji po kalonte depresion.
“Vajzë shumë e mirë. Doli dr. Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se ‘kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore’. I thashë merri ilaçet çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti ‘e ke parë Pamelën?” Unë e mora me mend se çfarë do ndodhtë. Ka 8 muaj e ndarë, dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit”
/Priza.al/