34-vjet nga varja në litar e poetit Havzi Nela/ Kërkesa e vëllait: Edi Rama të kërkojë falje për firmën e vdekjes që i vuri i ati

Partia Demokratike Dega Kukës përkujtoi poetin e fjalës së lirë Hafzi Nela në 34-vjetorin e vdekjes së tij nga regjimi komunist, i cili e dënoi me varje. Qytetarë dhe përfaqësues të PD-së vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist. Vëllai i poetit, Shukri Nela ju drejtua Edi Ramës në këtë përvjetor që të kërkojë së paku falje për firmën e babait (Kristaq Rama) i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babi im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës.

Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu ai se si ndodhi ngjarja.

“Kur është varur Havzi Nela kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerrojnë sigurimin e Enver Hoxhës i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha Çekrezi.

Kryetari i PD-së në Kukës, Admir Sinamati në fjalën e mbajtur pas vendosjes së kurorave me lule para bustit u shpreh se 10 Gushti do të kujtohet si dita e Martirit të Demokracisë Havzi Nela.

“10 Gushti është një ditë solemne. Është ditë solemne se ka të bëjë me përkujtesën.
Ka të bëjë me nderimin për Martirin e Demokracisë Havzi Nela dhe Partia Demokratike do ta shohë 10 Gushtin gjithmonë si të tillë. 34 vjet ma parë regjimi obskurantist ndëshkoi me varje Havzi Nelën, Martirin tonë. Pikërisht në këtë vend ku jemi mbledhë të nderojmë Martirin. Me 22 prill të vitit 1967 në Shishtavec në mbledhjen e arsimtarëve të zonës u rebelua kundër reformave të Partisë – Shtet:
– Prishjen e kishave dhe xhamive
– Futjen në kooperativë
– Heqjen e veshjes së zones
Në fund po përmend fjalët e fundit të Havzi Nelës para litarit:
“I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mija i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi (nanës)”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *