3,5 ton drogë/ Policia italine lëshon urdhër-arrest për dy shqiptarë, pjesë e grupit të “Habilajve” (Emrat)

Autoritetet italiane kanë  ekzekutuar këtë të premte pesë urdhra arresti  nga Gjykata e  Apelit të Katanias për 2 shqiptarë dhe 3 shtetas italianë.

Mediat italine bëjnë me dije se bëhet fjalë se 2 shqiptarët Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj, të cilët njihen si pjesëtarë të grupit kriminal të “Habilajve” dhe italianët Angelo Busaça, Anonino Riela, Vincenzo Spampinato.

Këta të fundit janë vënë nën hetim për pjesëmarrje në grupe kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake. Nga veprimtaritë hetimore të kryera nga njësitë e specializuara antidrogë, janë sekuestruar rreth 3.5 ton marijuanë, cash dhe kallashnikov si edhe në arrestimin e 24 trafikantëve të drogës. Në operacion është përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.

Kujtojmë se grupi  i “Habilajve” u godit në tetor  të 2017-ës në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në mediet e vendit fqinj të dosjes së përgjimeve të grupit “Habilaj”nga prokuroria italiane, ku u përmend edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *