Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona, bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu me të cilin tregon se diskutuan për bashkëpunim në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Veliaj udhëtoi drejt Turqisë dhe i dhuroi homologut të tij, “Kullën e Sahatit” të Tiranës. Kryebashkikau i Tiranës, përmes rrjeteve të tij sociale, ka publikuar edhe disa fotografi me Imamoglu, të cilit i ka shprehur edhe mirënjohje për mikëpritjen.

Postimi në Twitter: 

Ishte vertet kënaqësi të takoja mikun tim, @ekrem_imamoglu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona. Mezi pres të punojmë së bashku me të dhe të rinjtë e Stambollit për EYC2022

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *