Një shtetas është gjendur i pajetë ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë.
Bëhet fjalë për 38 vjeçarin, me iniciale B.K, i cili u gjend mëngjesin e sotëm i vdekur në makinën e tij, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge.
38 vjeçari ndodhej brenda automjetit tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt.
Sakaq, policia bën me dije se nga provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se 38 vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, si pasojë e depresionit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.