Një tjetër rast dhune brenda rrethit familjar ka ndodhur në vend. Një 39-vjeçar ka goditur kunatin me sende të forta e grushte, dhe më tej i ka dëmtuar makinën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier. Ky i fundit ka thënë se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.