Francë- Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Paris Saint Germain dhe i Nicës, me origjinë nga Senegali, Jeam Pierre Adams.
Sipas ‘The Guardian’ gjëja më e çuditshme në këtë vdekje, është se ai ka qëndruar plot 39 vite në gjendje kome për shkak të një gabimi që bënë mjekët gjatë një operacioni.
Jeam Pierre Adams gjatë një stërvitjeje në vitin 1982 kishte dëmtuar gjurin dhe kishte pasur nevojë për një ndërhyrje, por që mjekët i kanë dhënë anestezi më shumë seç duhet duke e çuar atë në gjendje kome. Gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë bashkëshortja e futbollistit ajo që është kujdesur për të.
/Priza.al/