4 ditë nga nisja e sezonit, Dinamos i largohet lojtari kryesor

Një nga lojtarët kryesorë të Dinamos në sezonin e kaluar të Superiores, Edis Maliqi, nuk do jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Supersport tregon se mbrojtësi i djathtë do e vazhdojë karrierën te Struga në Maqedoninë e Veriut.

Maliqi ndodhej nën kontratë me Dinamon prej vitit të kaluar, ndërsa zgjidhi gjithçka me klubin për të qenë i lirë. 27-vjeçari kthehet pikërisht në Maqedoninë e Veriut, aty ku nisi karrierën. Struga po bën mjaft mirë, pasi aktualisht kryeson kampionatin.

Në anën tjetër kujtojmë se Dinamo militon në Kategorinë e Parë. Aventurën në nivelin e dytë të futbollit vendor, dinamovitët e nisin përballë Orikut të dielën e 4 shtatorit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *