4 ditë zjarr në malin e Dukatit, digjen 80 hektarë me kullota; rrezikohet pylli i Llogarasë

Vatra e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë, vijon të jetë aktive prej më shumë se 4 ditësh. Deri tani janë djegur hektarë të tërë me shkurre e kullota. Zjarri nuk rrezikon banesat e banorëve të zonës, por deri më tani ka shkrumbuar jo më pak se 80 hektarë kullota.

Mësohet se në terren janë angazhuar 10 zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuar flakët me mjete rrethanore pasi për të shkuar te vatra e zjarrit duhen 3 orë ecje në këmbë. Ndërsa presin të ketë ndërhyrje nga ajri, pasi terreni i vështirë ua bën punën thuajse të pamundur.

Nëse flakët vijojnë të përhapen me këto ritme rrezikohet që zjarri të mbërrijë edhe në pyllin e Llogarasë, e cila është zonë e mbrojtur.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *