4 klasë shkollë ke/ Dhunoi punonjësin, drejtori i policisë në Lezhë nuk dorëzohet: Ti më bën të dal nga vetja! Turp t’i vijë…

Një përballje e ashpër ka ndodhur mes Ded Bukaqeja dhe Leonard Pali, të cilët janë të përfshirë në një ngjare në Lezhë.

Drejtori i Policisë së Lezhës, Leonard Pali, akuzohet nga 3 punonjës të Ded Bukaqejës, se i ka ofenduar rëndë e madje njërin prej tyre edhe e ka dhunuar.

Këto akuza i ka hedhur poshtë Pali, duke pretenduar të kundërtën. Teksa ishte në një lidhje telefonike, ai tha se e gjithë kjo “është inskenim i Dedës”.

Biseda e Plotë:

Bukaqeja: Nuk ka faj i shkreti, është viktimë. Je kokrra e viktimës

Pali: Nuk jam viktimë, jam në krye të detyrës. Ai e di shumë mirë se punëtorët kanë marrë lopatat për të goditur

Bukaqeja: Është gënjeshtër. Janë tmerruar kosovarët. Ka edhe filmime

Gazetarja: Ka video?

Bukaqeja: Zoti Palë atë punë ka. Aty kanë qenë mbi 100 pushues të cilët janë tmerruar. Turp t’i vijë për veprimet që ka bërë. Nuk e kam ofenduar, nuk i kam thënë asgjë. Fliste fjalët më banale që mund të thoshte një halabak rruge.  Forcat e Bashkisë kanë kaluar çdo kompetencë. Kanë sharë, kanë dhunuar fizikisht. Bluzën kush ia shqeu. Ka pamje.

Gazetarja: kanë bërë pushuesit video?

Bukaqeja: I keni edhe ju

Gazetarja: Ne nuk i kemi. Nëse i gjeni, nesër i tregojmë.

Bukaqeja: Nuk i kam, i kanë televizionet që e kanë marrë në intervistë personin e dhunuar. E ka ndihmuar me u çu në këmbë.

Pali: Punëtori ka qenë në këmbë.

Bukaqeja: Po ja fut kot, se po më bën të dal nga vetja. E dimë se si je në punë. Ti nuk e meriton rrogën nga taksat ton

Pali: Ato janë personale

Bukaqeja: Ti nuk ke as arsimin për të qenë aty. 4 klasë shkollë ke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *