4 rusët e vdekur, flet Shefi i Krimeve të Rënda: Ja çfarë treguan mushkëritë e tyre…

Shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, ka deklaruar ditën e sotme se katër turistë rusë me shumë mundësi kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

Ai tha në ‘Report TV’ se gjendja e mushkërive të katër viktimave tregon se ata kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

“Paraprakisht është punuar intensivisht për ngjarjen e Kavajës me katër viktima. Dyshohet për asfiksi, por akoma nuk është dhënë një konkluzion i saktë për të caktuar shkakun e vdekjes. Janë fiksuar të gjitha provat dhe janë dërguar institucioneve për të gjitha analizat. Deri tani, për mënyrën si janë gjetur viktimat, ajo që paraprin është një asfiksi. Bëhet fjalë për asfiksi, pasi mushkëritë janë gjetur në një gjendje të tillë, kështu thonë edhe mjekët. Po priten rezultate të analizave për ajrin, ujin, ushqimin. Kjo që thashë unë mund të jetë edhe paraprake. ISHP ka dashur të marrë provat vetë nga ekspertët e saj, por ne kemi njerëz për këtë punë, ekspertët tanë. Ata kanë qenë njerëz të thjesht, vajza mësuese, nuk ka lidhje me ngjarje të tjera. Vlerësimi nga ne është maksimal,”- tha ai.

Gjithsesi është planifikuar që të kryhet një ekspertiment hetimor për të zbuluar nëse nëse uji i klorit ka qenë aq i rrezikshëm sa për të shkaktuar vdekjen e katër turistëve rusë. Prokuroria e Kavajës konfirmoi se çështja i është referuar për vrasje në rrethana cilësuese.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *