Dita Botërore e Kafshëve mbahet çdo vit në 4 tetor për të tërhequr vëmendjen e qeverive, por edhe të qytetarëve për rëndësinë dhe respektimin e jetës shtazore. Kafshët shtëpiake, kafshët e egra apo çdo lloj kafshe tjetër, meritojnë të trajtohen mirë.
Dita Botërore e Kafshëve është një nga ditët e shumta që festohet nga Kombet e Bashkuara. Në 4 tetor, Kombet e Bashkuara i kushtojnë një ditë kafshëve. Padrejtësitë e vuajtura nga kafshët e egra ose shtëpiake, janë identifikuar tashmë në të gjitha vendet.
Kjo ditë ka si synim përmirësimin e marrëdhënieve të njeriut me kafshët, kushtet e jetesës së disa llojeve ose kërcënimin nga zhdukja e disa specieve. Është një mundësi për të kujtuar miqtë tanë kafshë të të gjitha llojeve. Ato kanë të drejta, por që sipas ligjit ato nuk konsiderohen si qenie të gjalla, por si pronë.