Vatikani ka protestuar në lidhje me një projekt-ligj italian mbi homofobinë që po kalon në parlament. Ky peojekt-ligj parashikon të ndëshkojë diskriminimin dhe nxitjen e dhunës ndaj komunitetit LGBT, si dhe grave me aftësi të kufizuara.
Vatikani argumenton se ligji do të frenonte liritë fetare të siguruara përmes një traktat. Sipas doktrinës aktuale katolike romake, marrëdhëniet homoseksuale quhen “sjellje devijante”.
Mbrojtësit e projekt-ligjit thonë se ai ka masa mbrojtëse për të siguruar liritë fetare. Projekt-ligji Zan, i quajtur pas aktivistit dhe politikanit LGBT Alessandro Zan, u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit në nëntor dhe tani duhet të kalojë Senatin. Ata që shpallen fajtorë për krime të urrejtjes ose diskriminim ndaj këtyre grupeve mund të përballen me deri në katër vjet burg.