40-vjeçari i kërkuar për drogë arrestohet në aeroportin e Rinasit

Një 40-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Orgen (Mariglen) Bushpreni, banues në Laç, ishte dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës.

Arrestimi i tij u realizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, pas verifikimeve të kryera dhe koordinimit me Interpol Tiranën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *