Athinë/ 41-vjeçari ekzekutohet në sy të gruas dhe fëmijës me 5 plumba, pistat e hetimit

Një 41-vjeçar me origjinë nga Gjeorgjia është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij të mitur. Ngjarja ndodhi në Athinë në rrugën ‘Taxiarchon 31’ në Moschato.

Sipas mediave greke 41-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me familjen kur është ekzekutuar me armë zjarri. Dyshohet se autori ka qenë vetëm një person i veshur me të zeza dhe pasi ka qëlluar 4-5 herë drejt 41-vjeçarit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje por sipas informacioneve paraprake dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për larje hesapesh. Një javë më parë viktimës i kishin vjedhur edhe makinën tip ‘Smart’ nga garazhi i pallatit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *