“ Unë jam ambasadorja e SHBA, ju urojmë mirëseardhjen”/ Yuri Kim komunikon me afganët nga bordi i avionit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, që u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre.

Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.

Ajo theksoi se këta qytetarë do të ndihmoheshin, ndërkohë që ishte në shoqërinë e ministres Olta Xhaçka. “Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”, tha Yuri Kim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *