Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë Covid-19 në Shqipëri. Sakaq, në bazë të këtyre të dhënave rezulton se 1,228 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me covid, 42 qytetarë.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë humbje jete. Si dhe aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,228 testime, 42 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Situata në 24 orët e fundit
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 21 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.
Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,626 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Prill 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spital 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,228
Testime totale 1,793,209
Raste pozitive 274,504
Raste të shëruara 270,626
Raste Aktive 382
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 222
Vlorë 39
Berat 22
Fier 24
Shkodër 17
Gjirokastër 17
Korçë 16
Elbasan 14
Durrës 8
Kukës 3