Në konferencën e mbajtur sot për media, ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se 4200 formularët me firmat e delegatëve që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit të PD do t’i dorëzohen kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.
Berisha tha se është zgjedhur Këshilli Kombëtar si forumi më i lartë pas Kuvendit dhe duke marrë parasysh faktin që është konstituar pasi ka zhvilluar një mbledhje.
Berisha tha se vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë ata që kanë firmosur formularët.
“Në këto janë kam pasur fatin e madh së bashku me bashkëpunëtorët, të takohem me dhjetëra mijëra demokrate e demokratë. Kam konstatuar vendosmërinë e tyre për tu ngritur, besimin se vota e lirë janë themeli i rindërtimit të PD. Delegatët e Kuvendit kombëtar firmosën masivisht formularin e dorëzuar për të thirrur ditën e themelimit të PD, Kuvendin, e rithemelimit apo si të duani quajeni, por që do të bëjë opozitën më vigane që ka pasur ndonjëherë. Në respekt për publikun, këtu kemi sjellë 4200 formularë e 4200 delegatëve të Kuvendit të PD, nga 1800 që është detyrimi Staturor për të thirrur këtë Kuvend. Por pse shkuam kaq shumë, dhe vazhdojnë firmat, për të respektuar vullnetin e shumicës.
Këtu kemi një shumicë jo vetëm të PD-së, por de facto të Shqipërisë. Grupi përfaqësues i frimëtarëve ka vendosur që këto formularë historikë të rithemelimit të pluralizmit politik ti depozitojë në selinë e PD, të kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, z.Edi Paloka. Do thoni pse kjo përzgjedhje? I vetmi institucion apo forum Brenda saj i konstituar pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar. Vetë kryetari nuk ka mbledhur akoma Kryesinë e PD-së. Këshilli Kombëtar është forumi më i lartë pas Kuvendit, është konstituar dhe ka bërë një mbledhje. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të cdo Kuvendi bëhet dhe ju lutem ta fiksoni mirë, bëhet vetëm nga Kuvendi. Vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”, tha Berisha.
/Priza.al/