Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Fier. Një 43-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në banesë, në sy të bashkëshortes. Viktima me inicialet I.B., 43-vjeç, ishte baba i dy fëmijëve.
Nga ana e uniformave blu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten. Lidhur me këtë akt të rëndë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Detaje nga policia:
Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.
Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.