Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orarin e punës në Itali.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja, viktima është identifikuar me emrin Dritan Mecja. 43-vjeçari është mbytur teksa ishte duke punuar në një kantinë vere, si pasojë e asfiksisë.
Mësohet se për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të magazinës së verës ishte i papërballueshëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 14 dhjetor rreth orës 11:30 në Cessalto brenda kantinës Corvezzo.
“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.
Dritan Mecja ka lënë pas gruan e tij, gjithashtu shqiptare, dhe djalin e tij 11-vjeçar. Ai punonte prej vitesh në kompaninë Corvezzo në Itali.
j.l./ dita