44 vjetori i lindjes së Kim Kardashian, Kris Jenner uron në mënyrën më të bukur të bijën

Një ndër femrat më të bukura në botë ka festuar sot 44 vjetorin e lindjes. Kim Kardashian mori urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit. Por, urimi më i ndjerë ishte nga nëna e saj, Kris Jenner.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të bukur @kimkardashian !!!! Nuk mund ta besoj sa shpejt fluturon koha! Ti je në kulmin e jetës me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe po jeton jetën tënde më të mirë !! Jeta jote është e mbushur me gjëra të mahnitshme që të pëlqen të bësh, veçanërisht për familjen tënde, fëmijët e tu dhe për të tjerët që as nuk e dinë se po i ndihmon. Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit dhe motrat e tua dhe për të gjithë familjen. Sa me fat jemi që të kemi në jetën tonë. Ti je nëna, vajza, motra, tezja më e mirë. Faleminderit për këtë udhëtim të mahnitshëm që po bëjmë së bashku, për të qenë partnere në biznes, për ndjekjen e ëndrrave tona së bashku dhe për secilin kujtim që ndajmë së bashku. Unë jam krenare për ty vajza ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë nga sa mund ta marrësh me mend!!! Mami .

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *