Popullsia e Shqipërisë gjatë ka rënë me 1.1%, ose ose 318 mijë persona më pak. Më 1 janar të këtij viti, Shqipëria rezulton me 2.761.785 banorë sipas raportit të INSTAT. Shkak i rënies është bërë emigrimi, ndërsa vetëm në vitin që lamë pas rreth 46.5 mijë persona u larguan nga Shqipëria.
Numri i emigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona: 51,9 % më shumë, krahasuar me një vit më parë. Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5 % më shumë, krahasuar me vitin 2021.
Nga ana tjetër, popullsia nuk po shtohet në mënyrë natyrore, pasi numri i vdekjeve është pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve. Gjatë vitit 2022 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje. Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2022 ishte 23.998 persona, duke pësuar një rënie prej 21,3 %, krahasuar me një vit më parë.
Mosha mesatare e popullsisë rezulton 38.8 vjeç nga 38.2 që ishte më 1 janar 2022.
Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej
Më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33,5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5% dhe 9,8% përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1,9% deri 4,1% të popullsisë gjithsej.
Më 1 janar 2023 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit
Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,6%). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3,6%), Berat (- 3,1%) dhe Dibër (- 2,9%). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,7%), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra me (28,0%), ndjekur nga qarku i Lezhës me (27,8%)/ MONITOR