48-vjeçarja humb jetën në Bashki/ Berisha zbulon mesazhin e qytetarit: E ndjera debatoi me gruan e deputetit të PS-së

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social  “Facebook” lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjes. Ai e konsideroi pashpirtësi, humbjen e jetës së 48-vjeçares Shpresa Cani në zyrën e kryebashkiakes. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha tregon se e ndjera është konfliktuar me drejtoreshën e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela e cila është bashkëshortja e deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çelës. Fakt ky, që u mohua nga deklarata zyrtare e Bashkisë.

Statusi i plotë

Pashpirtesi!! Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *