5 aktivitete të zakonshme që ju bëjnë të ndiheni mirë edhe nëse s’e kuptoni

Dopamina është një nga katër hormonet përgjegjëse për ndjesitë pozitive në tru. Në thelb, ju ndihmon të ndiheni të lumtur. Ajo që ndoshta nuk dini është se trupi juaj e çliron atë me aktivitete dhe sjellje të caktuara, shumë prej të cilave tashmë i bëni çdo ditë. Po cilat janë aktivitetet e zakonshme që çlirojnë dopaminë në mënyrë natyrale?

Ushqimi 

Paraardhësit tanë e dinin sa i nevojshëm është ushqimi për mbijetesë dhe pjesërisht sepse ndikon tek aktivizimi i dopaminës. Kjo është e vlefshme edhe sot. Të jesh në gjendje të gjesh ushqim dhe ta konsumosh hyn tek procesi i mbijetesës dhe sigurisht tek mirëqënia.  Të dyja këto çlirojnë dopaminë.  Madje, disa studime thonë se e ngrëna rezulton në çlirim të dyfishtë të dopaminës: fillimisht kur ju jeni duke ngrënë ushqim dhe së dyti kur ushqimi depozitohet në stomak.

Të pish ujë

Një gotë ujë të jep ndjesi lirie, duket si shpërblim për organizmin prandaj s’është çudi që duke pirë ujë ju çlironi dopaminë. Gjithsesi, kjo ndodh vetëm kur ju keni nevojë për ujë dhe keni etje- si për shembull pas një dite të nxehtë apo aktiviteti të lodhshëm fizik.

Video lojrat

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se të luash video lojëra ndihmon në çlirimin e dopaminës për në tru për një pjesë të mirë njerëzish. Ndonëse kjo është pozitive, mund të kthehet lehtësisht në negative nëse ju fiksoheni pas këtyre lojrave dhe harroni detyrat që duhet të jenë prioritet.

Të bësh seks

Seksi gjithashtu shkakton çlirimin e endrofinës, përveçse të dopaminës. Truri ynë ka prirjen të dijë se seksi është i rëndësishëm për mbijetesën, dhe neuronet që çlirojnë dopaminën e bëjnë këtë kur marrin ndjesinë e “shpërblimit” që lidhet me aktin.

Meditimi

Meditimi dhe gjithë aktivitetet e tjera që të lidhin me qënien e brendshme çojnë në çlirimin e dopaminës. Të merresh me yoga, aktivitet fizik, meditim apo hobi të tjera ndihmon në mirëqënien e brendshme si dhe atë të jashtmen.

 

Burimi: Huffington Post

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *