5 banorë dërgohen me urgjencë në spital, kryeministri Rama niset drejt Fierit

Situata me përmbytjet ditën e sotme ka qenë mjaft kritike në Vlorë dhe në Fier për shkak të daljes nga shtratit të lumit Vjosa. Mësohet se 5 banorë të Ferrasit, mes tyre 2 fëmijë, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka ende të dhëna se çfarë i ka ndodhur. Ndërkohë që raportohet se kryeministri Edi Rama është nisur për në Fier për të parë nga afër situatën e përmbytjeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *