Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se konkursi ‘Novelat Grafike Shqiptare’ është rikthyer për të shtatin vit.
Margariti në ‘Facebook’, shkruan se të gjitha shkrimet mund të dorëzohen deri më 30 tetor 2022.
Sakaq shton se do të ketër 5 çmime për më të mirët.
Postimi i plotë:
Konkursi “Novelat Grafike Shqiptare”, një nga aktivitetet më të mirëpritura nga të rinjtë rikthehet për të shtatin vit.
E shkuara dhe e ardhmja, trashëgimia, shqetësimet e së sotmes dhe ëndrrat e të rinjve… të gjitha mund të përthyhen në histori që mund të rrëfehen përmes novelave grafike.
?Afati i fundit i dorëzimit: 30 tetor 2022
?? Për më të mirët ndahen çmimet:
Çmimi i parë: 100.000 lekë
Çmimi i dytë: 80.000 lekë
Çmimi i tretë: 60.000 lekë
Çmimi i katërt: 30.000 lekë
Çmimi i pestë: 20.000 lekë