Problemmet me zemren po bëhen shqetësim për shumë persona , rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës nuk është shaka ndaj , me poshte po ju sjellim pesë gjërat kryesore që duhet të bëni çdo ditë për të ndihmuar zemrën tuaj të punojë në mënyrë më efikase. Përfshini këto zakone në stilin e jetës tuaj dhe shëndeti i zemrës suaj do të jetë më i mire.
- Hani yndyrna të shëndetshme, JO yndyrna trans. Ne kemi nevojë për yndyrna në dietën tonë, duke përfshirë yndyrna të saturuara, polyunsaturuara dhe të te pa saturuara. Një yndyrë që nuk na nevojitet është yndyra trans, e cila dihet se rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru gjatë gjithë jetës. Kjo ndodh sepse yndyra trans bllokon arteriet tuaja duke rritur nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe duke ulur nivelet e kolesterolit të mirë (HDL). Duke i hequr ato nga dieta juaj, ju përmirësoni qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin tuaj. Pra, çfarë janë yndyrnat trans? Ato janë yndyrna të prodhuara nga industria, të përdorura shpesh në produktet e paketuara të pjekura, ushqimet e castit , margarinat dhe fast-food-et me të skuqura për të shtuar shijen. Keshille: Lexoni etiketat në të gjitha ushqimet. Yndyra trans shfaqet në listën e përbërësve si vajra pjesërisht të hidrogjenizuar. Kërkoni për 0 % yndyrë trans. Vareni vath ne vesh te shmangni ngrënien e ushqimeve me yndyrë trans.
2.Praktikoni higjenë të mirë të dhëmbëve, veçanërisht pastrimin e dhëmbëve me floss ( fije interdentare) çdo ditë. Shëndeti i dhëmbëve është një tregues i mirë i shëndetit të përgjithshëm, përfshirë zemrën tuaj, sepse ata që kanë sëmundje periodontale (mishrat e dhëmbëve) shpesh kanë të njëjtët faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Studimet vazhdojnë për këtë çështje, por shumë kanë treguar se bakteret në gojë të përfshira në zhvillimin e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve mund të lëvizin në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë një ngritje të proteinave C-reaktive, një shënues për inflamacionin në enët e gjakut. Këto ndryshime mund të rrisin rrezikun tuaj për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Keshille: : Pastroni dhe lani dhëmbët çdo ditë për të shmangur sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Perballja me sëmundjen e mishrave të dhëmbëve fsheh probleme më te medha se kariesi e dhembeve.
- Flini mjaftueshëm. Gjumi është një pjesë thelbësore për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme. Nëse nuk flini mjaftueshëm, mund të jeni në një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, pavarësisht nga mosha juaj ose zakone të tjera shëndetësore. Një studim që perfshiu 3,000 të rritur mbi 45 vjeç zbuloi se ata që flinin më pak se gjashtë orë në natë kishin rreth dy herë më shumë të rrezik të kishin goditje ne tru ( Insult ) apo Infarkt në zemër sesa njerëzit që flinin gjashtë deri në tetë orë në natë. Studiuesit besojnë se oret e pakta te gjumit shkaktojne crregullim te proceseve bazike të shëndetit dh ne proceset biologjike, përfshirë presionin e gjakut dhe inflamacionin. Keshille: Bëjeni gjumin prioritet. Flini 7 deri në 8 orë gjumë shumicën e netëve. Nëse keni apnea të gjumit, duhet të trajtoheni pasi kjo gjendje lidhet me sëmundjet e zemrës dhe aritmitë.
- Mos qendroni ulur shum gjate ne nje vend. Vitet e fundit, studimet kanë treguar se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore nuk eshte i mire për shëndetin tuaj, pavarësisht se sa fiskulture mund te bëni. Ky është një lajm i keq për shumë njerëzit që në punë të ulur gjatë gjithë ditës. Kur u analizuan rezultatet e kombinuara të disa studimeve observuese, te cilat përfshinin afro 800,000 njerëz, studiuesit zbuluan se tek ata që u ulën më shumë, u shoqërua me një rritje prej 147 përqind të ngjarjeve kardiovaskulare dhe një rritje prej 90 përqind të vdekjeve të shkaktuara nga komplikacionet kardiovaskulare. Përveç kësaj, ulja për periudha të gjata kohore (veçanërisht kur udhëtoni) rrit rrezikun e trombozës së venave të thella (një mpiksje gjaku ne venat e kembeve). Këshillë: Ekspertët thonë se është e rëndësishme të lëvizësh gjatë gjithë ditës. Parkoni më larg zyrës, bëni disa shëtitje të shkurtra gjatë gjithë ditës dhe/ose perpiquni ti kryeni disa pune në këmbë në mënyrë që të mund të lëvizni lart e poshtë. Dhe mos harroni të beni fiskulture në shumicën e ditëve te javes.
- Shmangni tymin e cigares se dorës së dytë njelloj si murtajen. Studimet tregojnë se rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës është 25 deri në 30 përqind më i lartë për njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë në shtëpi ose në punë. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, ekspozimi ndaj tymit të duhanit kontribuon në rreth 34,000 vdekje të parakohshme të sëmundjeve të zemrës dhe 7,300 vdekje nga kanceri i mushkërive çdo vit. Joduhanpirësit që kanë presion të lartë të gjakut ose kolesterol të lartë në gjak kanë një rrezik edhe më të madh për të zhvilluar sëmundje të zemrës kur ata ekspozoje ndaj tymit të dorës së dytë. Kjo ndodh sepse kimikatet e lëshuara nga tymi i cigareve nxisin zhvillimin e grumbullimit të pllakave në arteriet. Këshillë: Jini të vendosur me duhanpirësit që nuk doni të qendroni ne ambjent ku pihet duhan – dhe mbajini fëmijët larg tymit të dorës së dytë. Ndiqni këto pesë këshilla dhe do t’i bëni një nder zemrës tuaj. Do të ndiheni më mirë dhe do të jeni në gjendje të qëndroni aktiv me një mënyrë jetese të shëndetshme për zemrën.