5 këshilla mëngjesi, që të ndiheni mirë gjatë gjithë ditës

Pavarësisht nëse jeni një person që nuk ju pëlqen zgjimi herët apo jo, fillimi i rutinës suaj ditor është diçka e vështirë. Por mos e konsideroi mëngjesin si diçka jo të pëlqyeshme, por përpiquni ta ktheni atë në një ritual të shëndetshëm për trupin tuaj, efektet e së cilit do të zgjasin gjithë jetë. Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj 5 çelësat për një rutinë mëngjesi më të mirë.

Pini një gotë ujë kur të zgjoheni

Konsumimi i një gotë uji është një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni, si dhe duhet të dini se kjo gjë  ka shumë efekte pozitive. Sigurisht shumë tundohen që të konsumojnë  kafe sapo të zgjohen në mëngjes, por para se ta bëni këtë është e rëndësishme të pini një gotë ujë. Trupi juaj ka qenë pa ujë për 8 orë dhe ka nevojë të rihidratohet.

Sakaq, hidratimi  do të ndihmojë trurin të zgjohet dhe të jeni më gati për të përballuar ditën. Por, shmangni pirjen e ujit të ftohtë. Pini ujë me temperaturë dhome, paso do të jetë më mirë për sistemin tretës.

Mos shihni telefonin sapo të zgjoheni

Gjëja e parë që shumë njerëz bëjnë sapo zgjohen nga gjumi, është të kontrollojnë telefonin e tyre. Ky veprim mund të duket i padëmshëm, por mund të ketë një impakt negativ në tërë ditën tuaj. Pasi mund të shkaktojë  stres të menjëhershëm dhe t’ju tërheqë në një vorbull detyrash dhe punësh që duhen bërë.

Zgjoni muskujt tuaj

Nuk është e nevojshme të bëni një orë palestër apo vrap në park. Provoni disa ushtrime të lehta kjo si një mënyrë për të zgjuar muskujt tuaj, të aktivizoni trupin dhe stimuloni qarkullimin e gjakut.

Mendoni pozitivisht

Merrni disa minuta çdo mëngjes për të lexuar disa faqe të një libri që ju bën të ndiheni mirë, bëni një meditim të shkurtër apo jepini vetes disa këshilla optimiste. Mundësitë janë të pafundme, çelësi është të bëni diçka të vogël që ju bën të ndiheni të lumtur dhe pozitiv.

Konsumoni një mëngjes të shëndetshëm

Rutina e mëngjesit nuk do të jetë e plotë pa ngrënien një mëngjesi të shëndetshëm. Konsumimi i një vakti të balancuar jo vetëm që do ta bëjë më të lehtë që të përqendroheni gjatë ditës, por do t’ju bëjë të ndiheni më mirë për veten si dhe më energjik. Sakaq, do t’ju ndihmojë të shmangen ndryshimet e humorit, problemet me kujtesën, duke stabilizuar kështu sheqerin në gjak, si dhe të reduktojë riskun për sëmundje kardiovaskulare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *