Njihuni me 5 këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të keni një udhëtim më të sigurt dhe më të këndshëm.
Shkarkoni Google Maps për përdorim të jashtëm
Në rast se nuk e dinit, Google Maps ju mundëson të shkarkoni hartën e një vendi apo qyteti në celularin tuaj, në mënyrë që të lundroni edhe kur nuk keni internet. Kur je në një qytet apo vend krejtësisht të huaj dhe ende nuk di të marrësh të dhëna apo wifi, të kesh në celular të paktën hartën e zonës ku ndodhesh, të paktën do të jetë shpëtimtar.
Dërgoni me email skanimin e pasaportës suaj
Dhe për shkak se siç thamë nuk e dini kurrë se çfarë mund të shkojë keq dhe gjëja më e mirë që mund të bëni është thjesht të jeni të përgatitur, sigurohuni që ta keni të skanuar dhe dërguar me email pasaportën tuaj, në mënyrë që ta keni gjithmonë me vete. Gjëja e fundit që dëshironi është të humbisni pasaportën tuaj dhe të futeni në telashe në një vend të huaj.
Vendosni etiketën ‘Fragile’ në bagazhin tuaj
Edhe nëse nuk keni asgjë delikate në valixhen tuaj, vendosni shenjën “Fragile”. Fatkeqësisht, stafi i aeroportit nuk i menaxhon bagazhet në mënyrën më të mirë, gjë e cila është dëshmuar nga shumë video virale. Pra, nëse doni të keni më pak shanse që valixhe juaj të hidhet me forcë, atëherë ndoshta shenja që ajo përmban diçka të brishtë mund të ndihmojë.
Mbani me vete një karikues universal
Pak a shumë të gjithëve na ka ndodhur dhe kërkimi i karikuesve në një udhëtim nuk është më i përshtatshmi. Kjo është arsyeja pse ju mund të paketoni një “karikues universal”, i cili përshtatet në disa priza dhe kështu të jeni të sigurt se nuk do t’ju mbarojë bateria gjatë udhëtimit tuaj.
Lini vend në valixhen tuaj
Edhe nëse nuk udhëtoni për të blerë, gjithmonë do të gjeni diçka për të marrë me vete. Mbajtja e hapësirës në valixhen tuaj do t’ju bëjë vetëm mirë, pasi bagazhi juaj do të jetë më i lehtë, por gjithashtu do të jeni në gjendje të merrni gjithçka që dëshironi me vete.