Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ndarë një urim me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i shtetit ndau dy fotografi nga homazhet kushtuar të rënëve në luftën për liri.
Presidenti Begaj nuk ka marrë pjesë në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve këtë të premte për shkak se ndodhet në Londër.