Më 5 maj shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut, teksa ashtu si çdo vit drejtues të lartë të politikës zhvilluan homazhe në memorialin “Nëna Shqipëri”.
Kryeministri Edi Rama dhe kryabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vendosën kurora me lule në nder të të gjithë dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën për një Shqipëri të lirë.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët italianë, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.
Populli shqiptar ka kujtuar vazhdimisht dëshmorët dhe ka mbajtur gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, trashëgimisë dhe historisë të tyre nga brezi në brez.