Një veshje kaq e thjeshtë por aq thelbësore në të gjitha stinët: si ta kombinoni bluzën e bardhë! Këshilla më e mirë kur vjen puna për modë? Blini rroba të reja dhe dashuroni sërish ato “të dala jashtë mode”. Gjej mënyra të reja për të stiluar veshjet tuaja apo të riparoni ato që aktualisht keni.Me disa këshilla të thjeshta mund të keni një garderobë në stilin tuaj dhe duke kursyer njëkohësisht.
T-shirtet e bardha janë veshja e duhur dhe perfekte që mund ta vishni shpesh dhe mund ta kombinoni për t’u dukur sa më stil.
Nuk dini si? Ne ju sugjerojmë disa metoda:
1. Veshje e përditshme
Pavarësisht nëse po ktheheni në zyrë me kohë të plotë, vazhdoni të punoni nga shtëpia ose keni vendosur të përqafoni një qasje më fleksibël, pandemia garantohet të ketë një ndikim të qëndrueshëm në pamjen tuaj. Në një kohë, një t-shirt e bardhë mund të ishte konsideruar e përshtatshme për punë.
E shoqëruar me një kostum prej liri dhe një orë kjo veshje është ekuilibri perfekt midis asaj pa mundim dhe elegante. Pavarësisht nëse jeni duke takuar klientë, duke realizuar një prezantim të rëndësishëm ose duke telefonuar nga tryeza juaj e kuzhinës, sigurisht që do të ndiheni profesionist.
2. Në daljet pas pune
Pavarësisht nëse po planifikoni të kaloni fundjavën në galeri, duke drekuar me miqtë apo të uleni në parkun tuaj të lagjes, qëndroni të thjeshtë dhe zgjidhni këtë pamje klasike. Çelësi për ta bërë atë sa më stil është gjetja e një palë xhinse perfekte më bel të lartë. Përfundojeni veshjen tuaj me atlete minimale, të thjeshta dhe një çantë moderne.
3. Me veshje të tjera sipër
Çdo stilist do t’ju tregojë se veshjet më të suksesshme janë një kombinim i shkathët i elementeve të kundërta. Një t-shirt i bardhë me një fustani me rripa sipër është një veshjë që vishet kudo. Mbajini aksesorët sa më minimal e të thjeshtë. Një zinxhir ari dhe sandale stil janë kombinimi i duhur.
4. Jashtë zyrës
Pa marrë parasysh destinacionin, një t-shirt e bardhë është gjithmonë zgjedhja e duhur. Me rroba banjot poshtë bluzes, një fund i gjerë dhe i freskët me lule. është stili më veror që mund të vishni.
5. Mbrëmjeve
Kur bëhet fjalë për veshjet e mbrëmjes, një t-shirt i bardhë mund të mos tingëllojë si zgjedhja më e guximshme. Por më një palë pantallona të shkurtra lëkurë, me një xhaketë ngjyrë kafe sipër ose edhe pa gjë fare, shoqëruar me një buzëkuq të kuq ju do të jepni ‘goditjen’ e duhur.
Rikujtojmë, se nga pasarelat në jetën e përditshme, supermordelja e njohur Irina Shayk mori të gjithë vëmendjen në rrugët e New York-ut këtë javë, veshur me xhinset që Thierry Mugler dizenjoi gjatë muajit mars.
Pantallonat bardhë e zi njihen ndryshe si “pantallona-tanga” sepse vendosja e dy ngjyrave është e tillë që të jep formën e të brendshmeve tek të pasmet.Xhinset asimetrike kanë qenë në modë thuajse gjithë vitin, por këto të fundit vijnë me një detaj krejt tjetër.
/Priza.al/