Të gjitha kategoritë e pensionistëve në vend do të përfitojnë për festat e fundvitit një bonus prej 5 mijë lekësh të reja.
Janë gjithsej 683 mijë persona që përfitojnë pension duke filluar nga pensioni i pleqërisë, ai i invaliditetit si dhe minatorët, naftëtarët, ish ushtarakët etj, që do të shpërblehen.
“Pak janë, por më mirë se hiç fare. Sa ta marr do avullojë me drita e ujë. Kur e krahason me përfitimet që kanë deputetët, 200 mijë telefoni, 300 mijë nafta, 400 mijë qiraja, ky bonusi ynë duket lëmoshë”.
“Më mirë të na rrisin pensionin 5% çdo vit, sesa na japin bonus”.
“Bonusi më i madh që kemi marrë ka qenë në kohën e Fatos Nanos 60 mijë lekë. Në kohën e Berishës edhe merrnim edhe jo. Ndoshta kaq fuqi ka edhe shteti, se po përballet me pandeminë”.
/Burimi: Top Channel/