Me fillimin e muajit prill, të gjithë presim dhe ardhjen e shumë llojeve të zogjve. 5 prilli është caktuar si dita simbolike, gjatë të cilës pionierët dhe të rinjtë japin kontributin e tyre modest për mbrojtjen e zogjve dhe shpendëve në përgjithësi, duke vendosur fole apo edhe ushqime sidomos në ato zona ku dimri ikën shumë vonë dhe ushqimi në natyrë është pothuajse i mbaruar.
Zogjtë janë banorë të këtij mjedisi, dhe fare mirë mund ti shohim si pasuri kombëtare me vlerë të madhe dhe të pazëvendësueshme. Për më tepër kur mendohet se vendi ynë, Shqipëria ka qenë dhe do të ngelet një biokorridor për lëvizjet faunistike midis kontinenteve.
Vendi ynë numëron rreth 370 lloje prej të cilave 290 lloje janë autokton dhe 80 të tjerë janë shtegtarë.
Shpendët në përgjithësi, zogjtë në veçanti janë të domosdoshëm për tokën, jetën e gjallë. Ato vendosin ekuilibrin mes qenieve të gjalla duke penguar shtimin e madh të insekteve.
Ndaj, nuk duhet të shtypim vetëm libra, kur bëhet fjalë për dobitë e mëdha që i sjellin ekonomisë së vendit zogjtë por ajo çka duhet të bëjë gjithsecili prej nesh është t’i mbrojnë ato, dhe t’i japim rëndësi të madhe nëpërmjet disa punëve të vogla simbolike të grupuar, ku do t’i japin çështjes një formë të bukur e të kuptueshme festive. Duke bërë një propagandë të tillë, e cila përmban veprime dhe orientime të tilla, do të bëjë që të kemi ndihmë në zhvillimin e shpendëve në përgjithësi dhe zogjve në veçanti. Kjo sepse, shpendët në përgjithësi, zogjtë në veçanti janë të domosdoshëm për tokën, jetën e gjallë. Ato vendosin ekuilibrin mes qenieve të gjalla duke penguar shtimin e madh të insekteve.
Sakaq, është e domosdoshme që të bëhet një punë e madhe sensibilizuese me forma dhe metoda të ndryshme duke e kombinuar më pas me një punë të gjerë kulturore-arsimore me qëllim që të luftohen disa koncepte, jo të drejta që ekzistojnë për shpendët në përgjithësi. Nga ana tjetër të rrisim dashurinë për zogjtë te fëmijët që t’u bëhet edukatë mbrojtja e tyre.