Casemiro pritet të zyrtarizohet te Manchester United, që për kartonin e mesfushorit do të paguajë te Real Madrid shumën e 70 milionë eurove.
Braziliani renditet i dyti për shifrën e paguar për një lojtar 30 vjeç e lart. Vetëm për Cristiano Ronaldon është paguar më shumë, 117 milionë euro nga Juventusi.
Më poshtë 5 lojtarët që janë shitur më shtrenjtë, 30 vjeç e lart:
1 – CRISTIANO RONALDO
2018, nga Real Madrid te Juventusi për 117 milionë euro.
2 – CASEMIRO
2022, nga Real Madrid te Manchester United për 70 milionë euro
3 – MIRALEM PJANIC
2020, nga Juventusi te Barcelona për 60 milionë euro.
4 – ROBERT LEWANDOWSKI
2022, nga Bayern Munich te Barcelona për 45 milionë euro.
5 – LEONARDO BONUCCI
2017, nga Juventusi te Milani për 42 milionë euro.