Për të qëndruar sa më të pastër dhe të mbrojtur në ditë të nxehta vere, dushi është zgjidhja më kryesore, por na ndodh që të mos kemi kohë apo mundësi ndaj në ndihmë na vijnë opsione të tjera.
Përdorni vaj për trupin:
Një vaj me parfum do të ishte shumë mirë sesa një parfum që spërkatni gjithmonë, pasi era e vajit zgjat më shumë. Sigurohuni të zgjidhni një aromë delikate, natyrale dhe fërkojeni atë në lëkurë gjatë gjithë ditës.
Përdorni facoleta të lagura:
Facoletat e lagura për bebe heqin bakteret që shkaktojnë aromat e këqija në trup.
Lëshoni më shumë antidjersë se zakonisht:
Kjo ndihmon në mbajtjen e baktereve larg për një kohë më të gjatë.
Ndërroni të brendshmet:
Pjesa intime është një ndër pjesët që djersin më shumë. Ndërrimi i të brendshmeve do të minimizonte erën e keqe.
Evitoni veshjet e ngushta:
Rrobat e ngushta favorizojnë ngrohjen në trup, duke bërë të djersijë dhe të shkaktojë erëra të pakëndshme.
Shmangni ushqime si qepa dhe hudhra:
Këto erëra thjesht do të përforcojnë aromat jo të mira. Përdorni më së shumti perimet dhe frutat.
/Priza.al/