5 truqe të thjeshta për t’u dobësuar shëndetshëm gjatë Ramazanit

Agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit konsiston në mos konsumimin e ushqimit nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Por çfarë ndodh kur mbas 12 orëve, njerëzit priren të hanë tepër. Sakaq, mjekët dhe ekspertët e shëndetit rekomandojnë shmangien e ushqimeve me yndyrë të lartë për të prishur agjërimin e Ramazanit për disa arsye shëndetësore. Vetëm me disa ndryshime të thjeshta në rutinën e përditshme, një person mund të humbasë lehtësisht peshë dhe të ruajë peshën e tij të shëndetshme trupore gjatë kësaj periudhe

Kufizoni konsumimin e sheqerit

Të privoheni nga ushqimi dhe uji gjatë gjithë ditës mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të dobët.  Ndaj, dëshira për konsumimi i sheqerit në mbrëmje mund t’ju lërë të plogësht pasi kalon pak kohë. Ndër të tjera sheqeri dhe teprimi me të mund t’ju bëjë të shtoni peshë

Shijoni ngadalë ushqimin tuaj

Në momentin kur çelni agjërimin në mbrëmje, mos hani ushqimin me nxitim. Përpiquni të konsumoni kafshata të vogla dhe të shijoni mbi të gjitha çdo kafshatë. Kur hani shpejt truri juaj nuk mund të dallojë kur stomaku juaj është më i ngopur, si rezultat, përfundoni duke ngrënë më shumë se normalisht.

Ndani vaktet tuaja në pjesë të vogla

Gjatë iftarit mos hani të gjithë ushqimin menjëherë, por përpiquni të hani në periudha të ndryshme. Nëse do të hani të gjitha ushqimet, mund të përfundoni duke konsumuar më shumë kalori se normalja.

Rihidratohuni

Mbas 12 orës ju duhet të konsumoni shumë ujë. Kjo sepse një person duhet të pijë të paktën 2-3 litra ujë në ditë, pra kompensoni periudhën e humbur gjatë ditës. Mungesa e marrjes së ujit gjithashtu mund t’ju bëjë të ndiheni të uritur në fund të ditës.

Bëni lëvizje

Mos u drejtoni menjëherë në shtrat për t’u shtrirë gjatë  mbrëmjes pasi të keni ndërprerë agjërimin. Ju duhet të lëvizni pak, si një mënyrë për të djegur kalori dhe për të shmangur akumulimin e yndyrës në zonën e barkut. Lëvizja pak pas agjërimit  ju ndihmon gjithashtu në tretjen e ushqimit dhe parandalimin e fryrjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *